Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka alarmuar se sistemi shëndetësor i Gazës është gjunjëzuar. Ai ka theksuar më tutje se ndikimi i konfliktit në shëndetësi, është katastrofik dhe se sistemi shëndetësor i Gazës është në gjunjë dhe po shembet. Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus veprimet izraelite për të detyruar palestinezët në një zonë gjithnjë e më të vogël po krijojnë kushtet ideale për përhapjen e sëmundjes. “Ka vetëm një dush për çdo 750 njerëz dhe një tualet për çdo 150. 14 spitale nga 36 (në Rripin e Gazës) janë edhe pjesërisht funksionalë, prej tyre dy në veri dhe 12 në jug. Kushtet për punonjësit e shëndetësisë – të cilat tashmë ishin shumë të vështira në 2018 – janë “të pamundura dhe ata janë drejtpërdrejt në vijën e pushkatimit” ka deklaruar në Gjenevë, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Radio Evropa e Lirë citon atë të ketë thënë më tutje se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka regjistruar 449 sulme ndaj kujdesit shëndetësor në Gaza dhe Bregun Perëndimor që nga fillimi i këtij konflikti më 7 tetor – dhe 60 në Izrael.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …