Emigrimi i paligjshëm i emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe vijon të jetë një problem. Shumë të rinj shqiptarë rrezikojnë jetën për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar ku më pas përfundojnë në rrugë të gabuara, duke u bërë pjesë e bandave që merren me trafik droge. Qeveria e Rishi Sunakut në Angli, është zotuar të ndalojë fenomenin e kalimit të paligjshëm nëpërmjet gomoneve, apo kamionëve por duket sikur deri më tani, nuk e ka arritur diçka të tillë, shkruan në një artikull të publikuar së fundmi në një gazetë, e cila e vë theksin tek ofertat e bandave shqiptare të trafikut të qenieve njerëzore. Trafikantët për sezonin e festave të fundvitit, kanë ofruar ulje të çmimit të kalimit me gomone drejt Britanisë së Madhe, madje e konsiderojnë këtë si një tallje për përpjekjet e ministrave britanikë. Sipas medias britanike, tashmë kalimi me kamionë po ofrohet me 5 mijë paund, në këmbim të 8 mijë që paguhen zakonisht.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …