Kryeredaktori i gazetës DITA, Adrian Thano, duke komunikuar me lexuesit, tha ese Shqipëria kaloi nga partia shtet në shtetin e kryetarëve. Në pyetjet rreth dhjetorit dhe përvjetorit të shpalljes së demokracisë, Thano thotë se vendi nuk po jeton në demokraci, por u fut në një iluzion demokratik. I pyetur pse nuk reagon shoqëria shqiptare, ai thotë se shoqëria shqiptare dhe interesat e saj janë tradhtuar në mënyrë të përsëritur nga klasa politike dhe elita intelektuale e vendit, ndaj ka humbur besimin tek përfaqësimi, është një shoqëri besim-humbur. Ai shton se vendi aktualisht është peng i kryetarokracisë partiake.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …