Edhe pse Qeveria e Serbisë ka kërkuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë, që të përfshihet në mbledhjen e votave të banorëve të Kosovës me dy shtetësi, për zgjedhjet në Serbi, kjo nuk do të mund të realizohet nëse nuk ka një marrëveshje të veçantë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në pyetjen e Radio Kosovës drejtuar misionit të OSBE-së në vendin tonë, nëse janë të gatshëm për procesin e mbledhjes së votave të serbëve të Kosovës, dhe nëse ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’u lejohet serbëve të Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e Serbisë, duke votuar brenda vendbanimeve të tyre në Kosovë, në përgjigje thuhet se ky mision ka nevojë për konsensus të të gjitha palëve për këtë çështje. “Misioni gjithashtu ka nevojë për mbështetje nga institucionet e Kosovës dhe kryesorja është nevoja për siguri nga Policia e Kosovës, si ofrues i parë i sigurisë. Për momentin, këto kushte nuk ekzistojnë”, thuhet në përgjigjen e OSBE-së në Prishtinë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …