Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Kosovës i duhet një alternativë e re qeverisëse për të gjitha kategoritë e qytetarëve, të mashtruar nga pushteti arrogant

Nisma Socialdemokrate ka vazhduar bashkëbisedimin me qytetarë edhe këtë fundjavë në qytetin e Ferizajt, Këto aktivitete u bënë të ditura përmes faqes zyrtare të kësaj partie, në internet. Kjo parti thotë se me qytetarët e kësaj komune u pajtuam se është domosdoshmëri e kohës të vihemi në veprim me të gjithë ata që besojnë se Kosova është në kursin e gabuar karshi rrethanave politike të krijuara dy vitet e fundit, thuhet në postim. Fatmir Limaj ka thënë me këtë rast se  që Kosovës i duhet një alternativë e re për të gjitha kategoritë, e cila qëndron afër qytetarit për të kthyer dinjitetin gjithsecilit:  policit, mjekut, mësuesit, veteranit dhe të gjitha kategorive që po përbuzën nga ky pushtet arrogant e mashtrues, ka shkruar mes tjerash kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Rashit Qalaj

Rashit Qalaj: Qytetarët të lodhur nga skenat në kuvend – Kurti po shijon privilegjet e kryeministrit pa marrë përgjegjësi

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar ashpër situatën politike në vend dhe dështimet e …