Vazhdon dëshminë e saj në Gjykatën Speciale, në Hagë, ish zyrtarja e OSBE-së në Kosovë, Sandra Miçell, në procesin gjyqësor kundër krerëve të luftës së UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Vesesli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. Edhe sot dëshmitarja, Sandra Mitchell, vazhdon të merret në pyetje. Kjo është dëshmitarja e 38-të, me radhë, e cila ka filluar paraqitjen e saj javën e kaluar duke dhënë mendime edhe për strukturën organizative të UÇK-së. Ajo mendon se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ishte e unifikuar nga niveli qendror i saj. Struktura komanduese e UÇK-së ndryshonte shumë nga ajo serbe, pasi ajo ishte horizontale, nga zona në zonë. Mirëpo ka pasur komandantë, të cilët në raste të caktuara takoheshin, bisedonin dhe votonin në mënyrë demokratike për kryerjen e detyrave, që kishin marrë përsipër. Seancat gjyqësore, në Gjykatën Speciale do të zhvillohen edhe gjatë kësaj jave, prej sot deri në ditën e mërkurë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …