Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Hajurlla Çeku dhe nënkryetaren e Vetëvendosje, Mrika Limani-Myrtaj, morën pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë. Kurti ka treguar se në margjinat e këtij kongresi ka takuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ku, sipas tij, u dëshmuan marrëdhëniet e forta dhe të shkëlqyeshme dypalëshe dhe vizionin e përbashkët si socialdemokrat për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies në të dy vendet. Ai ka theksuar se nuk mund të mungonte as takimi me mërgatën. Me këtë rast Albin Kurti ka shkruar se nuk është i interesuar vetëm për të informuar me ecurinë e aktualitetin e vendit tonë, por edhe për të dëgjuar rreth jetës e përvojës së tyre, përshtypjeve e ideve të diasporës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …