Partia Socialiste, për shkak të kaosit e dhunës së opozitës, kërkoi nga Kuvendi i Shqipërisë përjashtimin edhe të 7 deputetëve

Partia Socialiste e Shqipërisë, për shkak të kaosit, dhunës së opozitës dhe pamundësisë për të funksionuar normalisht  ka kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë përjashtimin e shtatë deputetëve të tjerë të opozitës. Deputetët për të cilët është kërkuar përjashtimi janë: Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani, Lefter Gështenj, Isuf Çelaj, Luan Baçin dhe Xhelal Mziu. Më herët komisariati i etikës ka marrë vendimin për përjashtimin me dhjetë ditë të deputetëve: Sali Berisha, Flamur Noka, Eldo Hoti, Gazmend Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka, raporton “Euronews.al”. Vendimi për përjashtimin e deputetëve është marrë pas trazirave të shkaktuara në Kuvend, ku janë hedhur tymuese, ndërsa opozitarët kanë vijuar aksionin e tyre, duke e bërë të pamundur zhvillimin e një seance normale.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …