Përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku., ka reaguar me rastin e arrestimit të veteranit, Haxhi Shala. Policia e EULEX-it gjatë ditës së sotme, herët në mëngjes, ka bastisur shtëpinë e veteranit dhe ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, të cilin ende po e mbanë në arrest. Me këtë rast ka reaguar përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku. Ai është shprehur se bastisjet, arrestimet e ekstradimet po bëhen për të mbuluar dështimet e skandalet. “Pengimin e drejtësisë e ka bërë dhe e bën Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale në Hagë. Bastisjet, arrestimet e ekstradimet, siç ndodhi sot me bashkëluftëtarin Haxhi Shala, bëhen për t’i mbuluar dështimet dhe skandalet e njëpasnjëshme të tyre të Gjykatës Speciale, ka nënvizuar, Faton Klinaku.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …