Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

Mirosllav Lajçak vlerëson se në kohën e fundit ka progres në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Emisari europian për dialogun Kosovës Serbi, Miroslllav Lajçak  vlerëson se së fundmi ka progres në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas disa lëvizjeve pozitive për targat e automjeteve, zgjedhjeve të reja në veri dhe çështjes së energjisë elektrike. Formimi i Asociacionit, vazhdon të konsiderohet urgjente nga ndërkombëtarët, të cilët presin që kryeministri Albin Kurti përmes kësaj rruge të zbatimit të mbërrijë deri atje. Asociacioni i komunave me shumicë serbe konsiderohet çështja kryesore për t’u zbatuar, ndërkohë që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është intensifikuar. Kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq shumë shpejt do t’i kthehen angazhimit në bisedime. Lajçak deklaroi të dielën se po përgatitet për diskutime të ndara me ta. Ditët e fundit kam qenë i zënë në Bruksel, ku së bashku me ekipin tim po përgatiteshim për diskutimet e ndara të ardhshme me kryenegociatorët e të dyja palëve, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …