Qeveria Kurti vazhdon panjerëzisht diskriminimin financiar të Drenicës, veçmas të komunës së Skënderajt

Qeveria e Kosovës vazhdon të dëshmojë padrejtësi me ndarjen e buxhetit të shtetit.  Kësaj radhe  Qeveria i ngopi me buxhet katër komunat që drejton vet, por Drenicës ia ndau vetëm 185 mijë euro. Sipas të dhënave rreth investimeve  kapitale për vitin 2024, Komunës së Drenasit,  qeveria ia ka ndarë vetëm 185 mijë euro, ndërsa  komunës së Skenderajt asnjë cent. Për këtë padrejtësi dhe abuzim financiar të buxhetit të Kosovës, ka reaguar kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka kritikuar qasjen e qeverisë duke e quajtur si një një mendësi nihiliste e të çoroditur. Asnjë projekt i ri nga Qeveria e Kosovës për Skenderajn. Instituti GAP ka publikuar analizën mbi Projektbuxhetin  e vitit 2024, më ç’ rast shihet më së miri diskriminimi i komunës së Skenderajt, duke mos u përkrahur financiarisht me ndonjë projekt kapital për vitin 2024.  Kjo qasje e qeverisë është vazhdim i një mendësie nihiliste e të çoroditur ndaj komunës sonë, e cila nuk është parë asnjëherë që nga viti 1999 e deri tani  Zotohem para qytetarëve të Skenderajt, se Komuna jonë do të vazhdojë t’i çojë përpara projektet e planifikuara me buxhetin tonë vetanak, i cili ndonëse është i pamjaftueshëm, do t’i trajtojë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve sipas prioriteteve!”, ka shkruar. Kryetari, Fadil  Nura, me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Kosova e ka humbur trenin për liberalizim në vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën e Gjeorgjinë

Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato

Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …