Në Gjykatën Speciale në Hagë, është paraqitur, dëshmitari i 39-të i Zyrës së Prokurorit, Dejan Jeftiq, në gjykimin kundër ish-krerëve të UÇK-së, i cili pretendohet se ishte arrestuar nga shqiptarë të armatosur në zonën e Therandës. Dëshmitari Jeftiq është marrë në pyetje nga përfaqësuesi i Zyrës së Prokurorit Cezar Mihalçuk. Prokurori, për këtë dëshmitar tha se është arrestuar nga shqiptarë të armatosur me uniforma të zeza, të cilët më pas e kishin dërguar, në Budakovë. Ai ishte arrestuar së bashku me dy të afërm të tij, nga dy shqiptarë të armatosur. Tre serbët janë dërguar në një shtëpi në Budakovë, ku u kanë lidhur sytë dhe duart më pas thuhet se ata janë rrahur. Sipas prokurorit, dëshmitari më nuk ishte kthyer në fshatin e tij dhe kishte mësuar se shtëpia iu kishte shkatërruar. Ai theksoi se asnjëri prej tre serbëve, as ai vetë nuk kishte asnjë lidhje me policinë serbe atë kohë. Deklaratat e dëshmitarit të dhëna për ZPS-në dhe ato nga seanca përgatitore së bashku me përkthimet, u pranuan si prova materiale në këtë çështje.
Kontrolloni gjithashtu
Behxhet Sh. Shala-Bajgora: Vetëvendosja, nuk do të arrijë më shumë se 30% të votave në zgjedhjet e ardhshme
Analisti dhe veprimtari, Behxhet Sh. Shala-Bajgora ofron një analizë të ashpër dhe kritike mbi gjendjen …