leoni

Këshilli Prokurorial i Kosovës, i udhëhequr nga kryesuesi Jetish Maloku, ka zhvilluar takimin e 238-të më radhë me tri pika

Këshilli Prokurorial i Kosovës, i udhëhequr nga kryesuesi Jetish Maloku, ka zhvilluar takimin e 238-të më radhë me tri pika

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi Jetish Maloku, ka zhvilluar takimin e 238 më radhë dhe, sipas agjendës, me vetëm tre pika të parapara në rendin e ditës. Gjatë këtij takimi janë zgjedhur kryeprokurorët e tri prokurorive të rëndësishme të vendit, me ç’rast fillimisht anëtarët e KPK-së votuan me shumicë votash dhe zgjodhën Blerim Isufaj edhe për një mandat në krye të Prokurorisë Speciale, duke filluar nga 1 janari 2024. Gjithashtu, në të njëjtin takim, KPK-ja votoi edhe për zgjedhjen e kandidatit të vetëm për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnulla Gashi, prokuror i kësaj prokurorie, i cili u zgjodh me një mandat katërvjeçar, duke filluar nga 1 janari 2024. Po ashtu, nën pikën tre të këtij takimi, Këshilli votoi edhe për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, prokuror i kësaj prokurorie, i cili do të udhëheqë këtë prokurori gjatë katër vjetëve të ardhshëm, duke filluar nga 1 janari 2024. Zgjedhjes së kryeprokurorëve u ka paraprirë trajtimi i raportit të Komisionit për Rishqyrtim dhe trajtimi i dy raporteve të paneleve vlerësuese.

Kontrolloni gjithashtu

Adem Jashari

Beteja e parë e komandantit, Adem Jashari kundër forcave serbe në relacionin Skenderaj-Llaushë-Rezallë e Re

Më 26 nëntor të vitit 1997, forca të shumta të policisë serbe me autoblinda pizgauerë …