Me rastin e 25-vjetorit të rënies heroike të heronjve të kombit: Isa Olluri, Enver Olluri, Qamil Olluri, të cilët ranë në dyluftim me armikun, në Pashtrik më 14 dhjetor 1998, dhe Halil Meta i rënë heroikisht në malet e Blinajës më 22.05.1999, do të mbahen homazhe përkujtimi dhe nderimi.
Po atë ditë do të nderohen edhe martirët, Afërditë Qeriqi dhe Musli Bungu.
Homazhet e nderimit mbahen më 14.12.2023( e enjte), duke filluar prej orës 10:00, tek pllaka përkujtimore në oborrin e shkollës amë.
Lavdi e përjetshme për heronjtë dhe gjithë të rënët për liri!
Me respekt, drejtori i shkollës: Shqipërim Qeriqi – ShFMU”Katër Dëshmorët” Krojmir