Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Kosovës lindore, tani nën Serbi, Nevzad Lutfiu, me të cilin ka biseduar për shqetësimet dhe nevojat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, për padrejtësitë e mëdha dhe diskriminimin sistematik që u bëhet atyre nga shteti dhe institucionet qendrore e lokale të Serbisë. Kryetari Smajl Latifi ka bërë me dije se në këtë takim ka shprehur gatishmërinë që bashkërisht të kujdesemi dhe të përpiqemi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave që po u shkelen shqiptarëve në këtë pjesë. Me zotëri Lutfiu folëm për shqetësimet dhe nevojat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, për padrejtësitë e mëdha dhe diskriminimin sistematik që u bëhet atyre nga shteti dhe institucionet qendrore e lokale të Serbisë. Shpreha gatishmëri që bashkërisht të kujdesemi dhe të përpiqemi për mbrojtjen e qenies sonë kombëtare, për realizimin e të drejtave që po u shkelen, për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, të artit, të kulturës dhe të identitetit shqiptar, si dhe për kthimin e tyre në trojet e veta. E përgëzoj z. Lutfiu për kontributin dhe angazhimin e palodhshëm, si dhe i uroj punë të mbarë!”, ka thënë pas takimit kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …