Eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës, Haxhi Shala, dje është arrestuar nga Gjykata Speciale, ndërsa sot është ekstraduar në Hagë, me akuza për sikur thuhet, pengim të drejtësisë. Në fushatën e egër që ka ndërmarrë, Prokuroria e kësaj gjykate kundër luftëtarëve të UÇK-së, javë më parë është arrestuar edhe Isni Kilaj po me të njëjtat akuza. Djali i tij, Flakron Haxhi Shala ka bërë të ditur se sot kemi marrë informacione për transferimin e tij në Hagë me urdhër të prokurorit, e ne si familje ende nuk kemi informacion për arrestimin apo ndalimin as arsyet se pse ai po transferohet në Hagë. Ne jemi të bindur për pafajësinë e tij dhe të të gjithë çlirimtarëve që janë në atë gjykatë, sepse kjo gjykatë është e njëanshme sepse gjykon çlirimtarët që mbrojtën vendin dhe të drejtat ekzistenciale për liri, ka saktësuar, me këtë rast Flakon Haxhi Shala. Aktualisht në burgun e Hagës po mbahen nën arrest: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Nasim Haradinaj, Pjetër Shala, Isni Kilaj, tani edhe Haxhi Shala.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …