Ferizaj prezantohet në panairin B2B metalo – përpunuese në Tiranë

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të komunës së Ferizajt Balton Derguti, bashkë me stafin e tij po marrin pjesë në panairin B2B të metalo – përpunuesve në Tiranë. Në këtë panair përpos kompanive nga Kosova dhe Shqipëria,  po marrin pjesë edhe rreth 30 kompani të metal – përpunuesve nga Turqia. Drejtori Derguti, në këtë panair është takuar me biznese nga Turqia,  të cilët i informoj ata për mundësit që i ofron Komuna e Ferizajt për investitorët e jashtëm. Gjithashtu bizneset nga Turqia u pajisen me librin e bizneseve të Ferizajt,  në mënyrë që të kenë informacion më të gjerë dhe të shikojnë mundësitë e bashkëpunimit mes bizneseve nga Turqia dhe atyre nga qyteti i Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …