leoni

OJQ Grupi Lokali i Veprimit” Llapusha” në komunën e Malishevës mbajti takimin vjetor të kuvendit

Në kuadër të implementimit të projektit “Edukimi është preventiva më e mirë”, mbështetur nga Komuna e Malishevës dhe DKRS- ja, OJQ Grupi Lokali i Veprimit” Llapusha” mbajti takimin vjetor të kuvendit të  GLV-së. Në këtë kuvend u paraqit raporti i punës së GVL- së, si dhe u shpalosën projektet e realizuara deri me tani. Për historikun e funksionimit të GLV” Llapusha” foli kryetari, Milaim Morina- Kryetari GLV- “LLAPUSHA”në Malishevë, i cili në pika të shkurtra tregoi për rrugëtimin e deritanishëm duke pasqyruara disa projekte, të cilat janë realizuar në dobi të fermerëve, të rinjve, dhe infrastrukturës në shkolla e në fshatrat e komunës së Malishevës. Takimin e përshëndeti Sylë Dukolli- Drejtor për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural, i cili u zotua për forcimin të mëtejmë të partneritetit publiko-privat, dhe u shpreh se është i gatshëm që së bashku t’i realizojnë projektet në të mirën e qytetarëve, kryesisht projekte të zhvillimit rural, si  realizimin e qasjes për lehtësinë e punimeve të tokave dhe përkrahje për projektet e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë. Ndërsa për realizimin e projektit“Edukimi është preventiva më e mirë dhe koordinimin ndërinstitucional me DKRS e shumë sektorë të tjerë,  e konkretisht për projektin “Edukimi është preventiva më e mirë foli koordinatori i projektit Halit Mazreku. Gjatë takimit u pasqyruan diskutime edhe për procesin e Granteve nga MBPZHR-ja me theks të veçantë në aplikimet për Masën 5- Programi i zhvillimit Rural dhe Qasja LEDAER e cila dedikohet për Grupet Lokale të Veprimit në nivel vendi. Njëkohësisht në fund të takimit  u bë edhe freskimi i  kuvendit të shoqatës me anëtarë të rinj.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …