Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka thënë se partia e tij është kundër Gjykatës Speciale, për shkak se kjo Gjykatë është njëetnike, gjë që është kundër vlerave të demokracisë. Kemi treguar pse jemi kundër Gjykatës Speciale, dhe argumenti kryesor ka qenë se kjo Gjykatë nuk po vendos standarde, po bën ndjekje etnike që nuk e njeh demokracia. Unë kam qenë në takimet kryesore para se të merreshin vendimet për Gjykatën dhe kam kërkuar t’u bëhen disa vlerësime gjykatave tona – të UNMIK-ut, të EULEX-it dhe gjykatave lokale. Të tregohet se gjykatat e EULEX-it, të UNMIK-ut dhe gjykatat tona kanë dështuar – edhe pse tonat nuk kanë dështuar”, ka thënë Krasniqi, duke u arsyetuar se “gjyqësisë sonë asnjëherë nuk i është dhënë rasti që të merret me krimet e luftës”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …