BE-ja

Sot në Bruksel, do të mbahet një samit i përbashkët i liderëve të Bashkimit Evropian, me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Sot në selinë e Bashkimit Evropian, në Bruksel, do të mbahet një samit  i përbashkët i liderëve të Bashkimit Evropian, me liderët e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë pritet të jetë një prej temave kryesore të debatit, siç është raportuar gjatë këtyre ditëve. Radio Evropa e Lirë bën të ditur se  Bashkimi Evropian edhe përmes kësaj deklarate do të përsërisë përkushtimin e pa rezervë për perspektivën e anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimin e këtij procesi, bazuar në meritat individuale të vendeve kandidate në procesin e reformave dhe përmbushjen e kritereve. Këtu, para së gjithash, nënvizohet nevoja për progres në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit dhe në respektimin e parimeve dhe vlerave themelore të Bashkimit Evropian. Teksti i draftit është përpiluar nga Bashkimi Evropian dhe pritet që atë ta mbështesin edhe liderët e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Edhe nga ky samit pritet t’u bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që pa vonesa t’i përmbushin obligimet nga dialogu të cilin e lehtëson Bashkimi Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Ushtria e Kosovës është e gatshme për të përballuar çdo sfidë , të pritur apo të papritur

Pas paralajmërimit të kryeministrit Kurti për kërcënime të reja terroriste gjatë festave të fundvitit, ministri …