Zyrtarë të lartë të Greqisë kanë deklaruar se dera e Bashkimit Evropian do të jetë e mbyllur për Shqipërinë për sa kohë që, greku, Fredi Beleri nuk do të lejohet të betohet si kryebashkiak i Himarës. Duke iu referuar debateve për integrimin e Shqipërisë në BE, mediet greke shkruajnë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zgjodhi kundërshtarin e gabuar, për të treguar forcën me rastin e çështjes Beleri, sepse Greqia është shumë e fortë dhe e ka përkrahjen e tërë BE-së. Gazeta Protothema, në artikullin e saj shkruan se Edi Rama, duke iu referuar gjyqësorit të pavarur shqiptar, deklaroi me sfidë se asgjë nuk do të ndryshojë edhe nëse bie i gjithë Këshilli Europian. Gjykata, pas deklaratave publike të kreut të qeverisë shqiptare, hodhi poshtë kërkesën të hënën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryetar bashkie. Në takimet ministrore për përgatitjen e Samitit, Athina zyrtare shpjegoi se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin e saj, siç ishte formuluar edhe me rezervën e shprehur në letrën dërguar Shqipërisë për fillimin e negociatave të anëtarësimit, shkruan gazeta greke.
Kontrolloni gjithashtu
Skënder Karaçica: Kryeministri Albin Kurti duhet të dëshmojë në Prokurorinë Speciale
Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Çikago, Skënder Karaçica, ka bërë thirrje që kryeministri i …