Në samitin e sotëm, që po mbahet në Bruksel mes liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor thuhet se vendeve të rajonit nuk do t’u jepen data konkrete për anëtarësimin. Por në këmbim, priten stimuj të mëdhenj ekonomikë: Brukseli duket se dëshiron ta përdorë këtë lloj ndihme për ta tërhequr Ballkanin nga vetja, e për ta mbajtur larg ndikimit të Kinës e Rusisë. Data konkrete për anëtarësimin e Shqipërisë, të Serbisë, të Malit të Zi apo të Maqedonisë së Veriut nuk do të përmenden, thotë analisti gjerman Bernd Riegert. Me këto katër shtete Komisioni i BE-së po negocionon për përshtatjen e legjislacionit, shtet ndërtimit dhe praktikat qeverisëse sipas normave të bllokut. Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel në një fjalim në Bled të Sllovenisë u shpreh për një afat anëtarësimi në vitin 2030, megjithatë kjo nuk është përfshirë zyrtarisht në deklaratat e samiteve të BE-së. Megjithatë, në Bruksel diskutimi për pranimin e gjashtë shteteve të Ballkanit ka marrë hov që prej sulmit rus ndaj Ukrainës, thotë analisti gjerman Bernd Riegert, sipas të cilit ndihet vërtet një energji e re për zgjerimin. Hapat zyrtarë të Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së i ndërlikon status quo-ja e tyre, me Beogradin që ende nuk e njeh shtetësinë e saj. BE-ja edhe përpara këtij samiti u ka kërkuar vendeve të Ballkanit të zgjidhin konfliktet bilaterale në rajon, në mënyrë që të përparojnë në procesin drejt saj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …