Komuna e Ferizajt zotohet për mbështetje financiare për Strehimoren “Shtëpia ime”

Gjatë ditës së sotme, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të komunës së Ferizajt Kemajl Emini, mori pjesë në tryezën e organizuar nga OSBE, ku u diskutua dhe u dhanë zotimet nga komunat, për mbështetje financiare të veprimtarisë së strehimoreve kundër dhunës në familje. Drejtori Emini u zotua në emër të Komunës së Ferizajt për mbështetje financiare në vlerën pesëmijë euro për Strehimoren “Shtëpia ime”, gjatë vitit 2024, gjersa theksoi se Komuna e Ferizajt, së fundmi ka ndarë edhe lokacionin për hapësirat e punës për këtë strehimore, çka flet për përkushtimin e Komunës së Ferizajt në adresim të nevojave të këtij institucioni të kujdesit social.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …