Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, lidhur me informatën e pranuar përmes e-mail adresës [email protected], se i dyshuari Z. G., i lindur në vitin 2004, shtetas i Republikës së Kosovës, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar, me datën 13.12.2023 në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, është kryer kontroll në vendbanimin e tij në fshatin Rogovë.
Gjatë kontrollit në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar:
- Një pushkë automatike AK47, dhe
- Një karikator.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, inkurajon të gjithë qytetarët për raportim të shkeljeve ligjore, qoftë në stacionin më të afërt policor, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, e-mail adresës [email protected] dhe numrin e telefonit kujdestar 192. Kur raportoni ngjarje negative në polici, jini të sigurt se informacioni juaj do të trajtohet në mënyrë konfidenciale.
Gjakovë, 13 dhjetor 2023