Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci u takua me Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Dhtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, O’Brien

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po  pritet të takime në Departamentin e Mbrojtjes dhe në Departamentin e Shtetit. Ministri,  Maqedonci është takuar me Ndihmës Sekretarin e departamentit të shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Jim O’Brien. Në këtë takim është diskutuar për mbështetjen e SHBA-ve për Forcën e Sigurisë të Kosovës që të jetë një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike. Po ashtu është folur për partneritetin që Kosova ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe riafirmin e këtij raporti. Ne e mbështesim Forcën e Sigurisë së Kosovës ndërsa ajo kalon në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO-ja, që i nënshtrohet mbikëqyrjes civile. Kënaqësi për takimin me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, EjupMaqedonci.  Ne riafirmojmë partneritetin tonë me Kosovën”, ka shkruar O’Brien përmes një postim të tij. Gjatë qëndrimit në Amerikë, Ministri do të takojë edhe  ndihmës-sekretarin amerikan për Teknologji, Logjistikë dhe Blerje Ushtarake, Daglas Bush, zëvendëssekretaren e Mbrojtjes, Sasha Bejker, ndihmës-sekretaren e Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, zonjën  Celeste Wallander, si dhe senatoren Xhoni Ernst, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …