leoni

Kryetari Selmanaj ka takuar zyrtar nga MAPH

Ditë më parë, Komuna e Deçanit ka paralajmëruar padi për kompaninë austriake që po ndërton hidrocentralet në Grykën e Deçanit, për shkak të mos-respektimit të kontratës.

Kryetari i Komunës së  Deçanit, Rasim Selmanaj ka takuar  zv/ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, sekretarin permanent, Arben Qitaku dhe kryeinspektorin e kësaj ministrie Bedri Halimi.

Në këtë takim u biseduan aspektet që lidhen me projektin e hidrocentraleve në Deçan. Më kët rast kryetari Selmanja tha se:

“U dakorduam për aktivitete të përbashkëta dhe ishte po ashtu qëndrim i përbashkët që kompania austriake duhet ti respektoj lejet dhe kontratën për ndërtimin e tri hidrocentraleve. Për çdo mosrespektim ka me u përball më padi në gjykata nga ministria dhe komuna. Pa alternativë kontrata duhet me u respektua dhe nuk do të tolerojmë që për asnjë moment të mbetet lumi pa ujë, po ashtu duhet me e kthye gjendjen e lumit dhe rrugës sipas kontratës.

Ne mbetemi të përkushtuar për investime të huaja por duke i respektuar ligjet e Kosovës dhe standardet evropiane!

Shqetësimet e ngritura nga shoqëria civile, komuna dhe qytetarë janë të drejta”, tha ndër të tjera kryetari Selmanaj pas takimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …