23 vjet më parë në vendin e quajtur "Likenet e Hasit", gjatë luftimeve, në Gorozhup të Pashtrikut kanë rënë 43 dëshmorë

25 vjet më parë, më 14 dhjetor 1998, në vendin e quajtur “Likenet e Hasit”, ranë dëshmorë, Komandanti Mujë Krasniqi me 42 bashkëluftëtarë

25 vjet më parë,  më 14 dhjetor të vitit 1998, në vendin e quajtur “Likenet e Hasit”, një formacion luftarak i UÇK-së, në krye me komandantin, Mujë Krasniqi, kishte rënë në pritë të forcave policore dhe ushtarake serbe. Gjatë luftimeve krejtësisht të pabarabarta kanë rënë dëshmorë pjesëtarë të radhëve të UÇK-së, nga Zona Operative e Drenicës dhe e Pashtrikut,  në mesin e tyre edhe Komandanti Mujë Krasniqi me bashkëluftëtarët e tij. Në mëngjesin e acartë të dimrit në Pashtrik, në relacionin “Likenet e Hasit-Gorozhup”, me të rënë agu i parë mëngjesor, forcat serbe, të cilat paraprakisht kishin zënë pritë, godasin mu në mes të kolonës, me qëllim të krijimit të hutisë. Lufta nis nga të tri anët ku ishin pozicionuar forcat armike. Luftimet ishin  zhvilluar fyt për fyt me forcat ushtarake e policore serbe. Breshëria e armës armike kishte përshkuar trupin e Mujë Krasniqit, të Beqir Gashit, Ali Krasniqit, Rifat Mëziut dhe luftëtarëve të tjerë të lirisë. Disa prej tyre kishin mbetur në dëborë dhe ishin ngrirë. Disa të tjerë ishin plagosur. Nëntë prej tyre, shumica të plagosur dhe gati të ngrirë nga acari,  ishin zënë robër nga forcat armike. Edhe forcat armike kishin pësuar humbje të konsiderueshme në njerëz.

Më 14 dhjetor të vitit 1998, në vendin e quajtur Likenet e Hasit, gjatë luftimeve, në një pritë të forcave ushtarake e policore serbe  në Gorozhup të Pashtrikut kanë rënë dëshmorë: Mujë Krasniqi, Afrim Musliu, Agim Mziu, Agron Mehmeti, Ali Krasniqi, Arben Hyseni, Astrit Bytyçi, Bashkim Krasniqi, Bekim Bytyqi, Beqir Gashi, Besim Qarri, Enver Olluri, Fadil Rashiti, Faton Gjylani, Gani Elshani, Gani Zogaj, Hafir Bajrami, Haki Prokshi, Hazir Selimaj, Hazir Kryeziu, Hysen Bujupi, Hysni Kajtazi, Ilir Asllani, Isa Morina, Isa Olluri, Kadri Ademaj, Kadri Gashi, Luljeta Shala, Mentor Ibriqi, Mevlan Hoxha, Muhamet Dervishi, Maliq Karaçica, Naser Kelmendi, Qamil Olluri, Ramadan Elshani, Rifat Mziu, Selim Selimi, Sylejman Elshani, Qenë Qenaj, Veli Ballazhi, Xheladin Xheladini, Xhevat Thaçi dhe Avni Kutllovci.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …