Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është cituar të ketë deklaruar se Kosova aktualisht po administrohet, ajo nuk po qeveriset. Me këtë Qeveri ka mbyllje dhe mos-transparencë. “Ky vend është nën administrim. Një kabinet qeveritar është në pritje të kryeministrit, i cili i koordinon punët me ministrat edhe pse ata janë të pavarur në punën e tyre. Lutfi Haziri, konsideron se në vartësi të Albin Kurtit janë edhe Kuvendi e Presidenca. Nëse të tjerët janë në varshmëri kronike edhe Kuvendi ndonjëherë, fatkeqësisht edhe presidenca edhe nivelet tjera, kjo tregon qartë se ne nuk po qeverisemi. Ai e ka quajtur të pakuptimtë ftesën që kryetarja Vjosa Osmani i ka bërë ftesë opozitës për të diskutuar lidhur me projekt-statutin e Asociacionit, por nuk e ka ftuar edhe Vetëvendosjen.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …