Uashingtoni zyrtar pret nga qeveria e ardhshme e Serbisë, e cila do të dalë nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, të vazhdojë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si dhe rrugën drejt integrimit evropian, tha ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Xhejms O’Brajen, për Zërin e Amerikës. Ai tha se në muajt e fundit është shënuar progres për çështjen e Kosovës, duke specifikuar se disa nga çështjet kryesore kontestuese kanë filluar të zgjidhen, si targat, doganat. Zyrtari amerikan kërkon progres të mëtejmë duke vënë në dukje se e ardhmja e Ballkanit qëndron në tregun e përbashkët evropian dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …