Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se krijimi i Ushtrisë së Kosovës më 14 dhjetor të vitit 2018 do të mbetet ditë historike për vendin, Ishte kjo ditë kur Kosova ka krijoi ushtrinë e vetë, për t’u rreshtuar në krah me ushtritë e paqes, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të Aleancës Veriatlantike. Sot, në përvjetorin e 5-të të krijimit të saj, Ushtria e Kosovës është plotësisht e gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri edhe përtej kufijve të vendit tonë, si anëtare e NATO-s, që është edhe objektiv i yni madhor. Në këtë përvjetor, po e rikthej në vëmendjen tuaj një fjalë timen, nga zemra, ditën kur u formua Ushtria. U jemi mirënjohës për jetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Sekretarit Mattis, ka shkruar Ramush Haradinaj me këtë rast.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …