Komiteti për Komunitete në komunën e Ferizajt, këtë të enjte ka mbajtur mbledhjen e dymbëdhjetë të rregullt të kryesuar nga kryesuesi Osman Emini. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe drejtori i infrastrukturës Meriton Hajdini, i cili anëtarët e këtij komiteti i ka njoftuar në lidhje me projektet infrastrukturës në lagjen “Halit Ibishi”, Sallahane dhe në fshatin Dubravë. Në këtë mbledhje është diskutuar po ashtu në lidhje me nevojat dhe shenjat e komunikacionit në rrugë të ndryshme të qytetit të banuara kryesisht me komunitetin pakicë.