Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj iu ka përgjigjur akuzave të zëvendës-kryeministrit Besnik Bislmi, i cili ka deklaruar se opozita ka qenë pengesë e qeverisë në procesin e dialogut dhe se në shumë raste partitë opozitare kanë qenë në një linjë me Serbinë. Besnik Bislmi është dikush që më së paku merr vesh në negociata e dialog dhe kjo është situata kur për herë të parë Kosova ka pranuar një draft të Asociacionit që është autonomi e plotë edhe politike edhe territoriale edhe fetare duke përmbysë pakon e Ahatisarit duke përmbysë rendin kushtetues dhe duke heq dorë që këta ta propozojnë një draft-statut dhe t’ia lënë Lajcakut… Dhe për këtë Bislimi duhet ta japë llogari dhe mënyra më e mirë për ta ndërruar temën është ta sulmojë opozitën kështu që nuk e marr seriozisht deklaratën e tij. Në një vijë me Serbinë qëndron historikisht në këto tri vite Qeveria-Kurti, e cila ka pranuar zyrtarisht që Serbia s’ka nevojë ta njeh Kosovën”, ka thënë mes tjerash, Enver Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …