Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot në Kuvend se është prezantuar për miratim buxheti më skandaloz që e ka pasur Kosova ndonjëherë. Ai i ka bërë thirrje kryeministrit, Albin Kurt që ta tërheq projektbuxhetin aktual përpara se të përballet me pa dëgjueshmëri qytetare. Diskriminimi që u ka bërë Albin Kurti komunave që nuk janë nën qeverisjen e partisë së tij, nuk ka ndodhur as në kohën e Rankoviqit. Me këtë buxhet Albin Kurti i ka shpallë luftë të hapur qytetarëve të këtij vendi, duke ua pakësuar edhe bukën. Nëse nuk e tërheqë këtë buxhet, u sugjeroj qytetarëve të komunave të dëmtuara, që Albin Kurtin ta shpallin ‘non-grata’”, ka thënë Haradinaj. Në Kuvend janë diskutuar amendamentet e propozuara të opozitës për buxhetin e vitit 2024, por shumica nuk e ka përkrahur asnjë amendament të propozuar nga opozita.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …