Kryetari Latifi takoi personelin shëndetësor të QMKF “Dr. Fahredin Hoti”

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, zhvilluan takim dhe bashkëbisedim me personelin shëndetësor të komunës së Rahovecit. Patën rastin të flasin për gjendjen e përgjithshme të shëndetësisë në komunë, ekipin mobil të kujdesit shtëpiak, shërbimet pediatrike, shërbimet gjinekologjike, stomatologjike, gjendjen aktuale të furnizimeve me barna esenciale, reagensë, materiale e pajisje të reja shëndetësore dhe format e tjera të përkrahjes së QKMF-së, rrjetit të QMF-ve dhe AMF-ve, po ashtu, për mundësitë e rritjes në vazhdimësi të cilësisë së shërbimeve. Kryetari kërkoi angazhim më të lartë në lidhje me vetëdijesimin e qytetarëve që ata t’i marrin shërbimet mjekësore në ambulancën më të afërt me vendbanimin e tyre. “Po bëjmë përpjekje intenzive bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë që sa më parë ta funksionalizojmë repartin e Hemodializës. Shëndetësia është një prej sektorëve kryesorë në fokusin tonë” u shpreh kryetari Latifi. Kryetari Latifi shprehu mirënjohje dhe falënderim për shërbimin dhe angazhimin e tyre për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të Rahovecit!

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …