AKK-ja nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me APK-në

AKK-ja nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me APK-në

Agjencia Kadastrale e Kosovës  është organ kompetent për administrimin e regjistrave pronësorë, për hartografi, për kadastër dhe për gjeodezi, për sistem të unifikuar të adresave dhe për infrastrukturë kombëtare të informacioneve gjeohapësinore. Në kuadër të realizimit të mandatit dhe përgjegjësive të saja dhe me qëllim të implementimit sa më gjithëpërfshirës të të gjitha institucioneve publike, përfshirë edhe hapjen e të dhënave AKK-ja ka nënshkruar sot Memorandum bashkëpunimi me Agjencinë Pyjore të Kosovës. Hapja e të dhënave dhe shkëmbimi i tyre në kohë reale me institucione publike të interesit po ndihmon shumë vendin në zvogëlimin e procedurave burokratike, digjitalizimin e shërbimeve, uljen e kostos buxhetore për qytetarë dhe kohë shumë më e shkurtë e realizimit të këtyre shërbimeve. Ky memorandum vjen në kuadër të reformave të AKK-së në këtë fushë me insistimin për zhvillime e avancime të reja për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …