Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama e priti sot në Berlin, Kancelari Federal i Gjermanisë, Olaf Scholz

Qëndrimi publik i mbajtur nga kancelari gjerman, Olaf Sholz, në favor të kandidaturës së Shqipërisë në BE, pati jehonë të veçantë

Qëndrimi publik i mbajtur nga kancelari gjerman, Olaf Sholz, në favor të kandidaturës së Shqipërisë në BE, pati jehonë në disa media të huaja, duke nisur më së pari nga vetë ato greke, si e përditshmja e njohur Kathimerini, e cila pretendon se deklaratat e shefit të ekzekutivit gjerman kanë nxjerrë në pah një krisje në marrëdhëniet mes Athinës dhe Berlinit. Greqia sqaroi se sjellja e Tiranës në rastin e kryebashkiakut të zgjedhur etnik grek të burgosur Fredi Beleri është në konflikt sikur thotë ajo me  tërësinë e të drejtave dhe detyrimeve të përbashkëta që i bashkon të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Megjithatë, në fjalimin e tij në Bundestag për buxhetin, Scholz u shpreh haptazi se “kur një vend ka ndërmarrë reforma të gjera, si në rastin e Shqipërisë, për shembull, kjo duhet të vlerësohet. Përndryshe, rrezikohet të dëmtohet i gjithë procesi i anëtarësimit dhe këtë nuk duhet ta lejojmë”, tha kancelari që nënkuptoi se këtë e konsiderojnë një problem mes dy palëve. Pa përmendur çështjen e Belerit, Sholz e bëri të qartë se “është koha që të gjithë të shikojnë panoramën më gjerë – dhe kjo vlen si për vendet kandidate, ashtu edhe për vendet anëtare të BE-së”. Shqipëria duhet të presë këtë fundjavë sinjalet nga mbledhja e  Këshillit Europian për nisjen e negociatave mbi kapitujt e parë brenda fundit të këtij viti. (Top channel)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …