Përparim Rama: Qeni endacak që i sulmoi mjekët e QKUK-së "është arrestuar", është dërguar në mbajtje(!)

Përparim Rama: Gjilani dhe Shtimja kanë marrë trefish më shumë nga buxheti i Shtetit sesa Prishtina, kryeqyteti i Kosovës

Në ditët  kur në Kuvendin e Kosovës po shqyrtohet  në lexim të dytë Projektligji për buxhetin e vitit 2024, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ai i Komunës së Kastriotit, Xhafer Gashi, si dhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, nuk janë pajtuar me ndarjen buxhetore që ka bërë Qeveria për komunat që ata i drejtojnë. Ata thanë se ndarja e buxhetit nuk ka qenë e drejt, pasi që sipas tyre, ky projektligj është i orientuar politikisht. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se jemi në gjendje të mirë dhe kemi mundësi të mëdha që t’i vetëfinancojmë investimet tona, me siguri kështu e ka parë edhe niveli qendror ku në aspektin buxhetor i ka dhënë përparësi Gjilanit, me siguri i duhet Gjilanit dhe Shtimes, të cilët kanë marrë, Gjilani trefish më shumë sesa kryeqyteti, Shtimja më shumë se kryeqyteti. Ne kemi marrë faktikisht diku rreth 10 euro për person, qytetar, ndërsa në Gjilan janë 85 euro për qytetarë, tha ai, duke shtuar se nuk do të merren me ndonjë ankesë tek institucionet e nivelit qendror, pasi kanë shumë punë dhe mundësi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …