leoni

W. Petriq

Volfgang Petriç: Amerika, BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare nuk duan një pjesë veriore sovrane brenda Shtetit sovran të Kosovës

Ish-i dërguari i BE-së për Kosovën, austriaku, Volfgang Petriç, tha se bashkësia ndërkombëtare nuk e do një pjesë veriore sovrane brenda një shtetit sovran të Kosovës. Kjo, sipas tij, do të nënkuptonte një vazhdimësi të konfliktit. Amerikanët as evropianët nuk duan që të krijojnë një entitet të ri në Kosovë në modelin e Republikës Serbe, por themelimi i Asociacionit do t’i ishte një shenjë pozitive për BE-në. Duhet të shfrytëzohet ky moment për të përmbyllur procesin me Serbinë, që çon drejt njohjes de facto të Kosovës dhe nënvizoi se çfarëdo rikthimi i Presidentit Trump në administratën e ShBA-së do të mund të rezultonte me vështirësi për Kosovën. Besoj se është e qartë për kryetarin,  Vuçiq dhe bashkëpunëtorët e tij të mendojë se bashkësia ndërkombëtare pret tani, nga të dyja palët, të veprojnë më me vendosmëri dhe të ecin më shpejt drejt një rezultati. Megjithatë, më duhet t’ju them se këto janë vetëm një nga shumë zgjedhje, shumë zgjedhje vendimtare, të paktën dy që do të zhvillohen vitin e ardhshëm. Dhe një janë, sigurisht, zgjedhjet evropiane, pas së cilave do të shohim komisionin e ri ndoshta një përfaqësues të ri të lartë për politikën e jashtme dhe politikat e sigurisë, dhe më pas zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara, të cilat mund të jenë edhe më vendimtare për të gjithë procesin, normalizimin ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, the mas tjerash Petri për TV-21.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …