leoni

ISMET SYLEJMANI: MIRË SE ERDHE BIRI I MADH I KOMBIT, NASIM HARADINAJ

ISMET SYLEJMANI: MIRË SE ERDHE BIRI I MADH I KOMBIT, NASIM HARADINAJ

I nderuar Nasim Haradinaj, vitet, dekadat e shekujt që do të vijnë, do të përulen e do të bien në gjunjë para Teje, në shenjë nderimi e rrespekti për qëndrimin Tënd spektakular që ke mbajtur në Tribunalin ndërkombëtar në Hagë! Të gjitha në një i ke thënë, kanë gjëmuar e kanë jehuar në gojën Tënde, o biri i madh i Kombit tonë Nasim Haradinaj! Trualli ynë i lavdishëm! Toka jonë lavdimadhe! Populli ynë heroik! Atdheu ynë i papërkulur! Kombi ynë i nderuar! Flamuri ynë i qullur me gjak! Varret e Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit! Varret e të parëve tanë kudo në Atdhe, por edhe jashtë Tij nëpër botë! Skënderbeu, Enver Hoxha, Adem Jashari, Fehmi Lladrovci… UÇK, gjaku i derdhur për liri, invalidët, luftëtarët, veteranët… Tribunali ndërkombëtar i Gjykatës Speciale të Hagës, me Ty brenda, ishte shndërruar në një tribunë botërore të padëgjuar e të pashembullt, e cila jehonte si kurrë më parë në historinë e njerëzimit! Ti djali i Bacës Smajl Haradinaj! Ti pasardhësi i denjë i Haradinajve të famshëm e të lavdishëm, të Gllogjanit heroik! Ti luftëtari kombëtar i pakmpromis, ushtari e komandanti legjendar i UÇK-së! Foltoren e Tribunalit të Gjykatës Speciale të Hagës, e kishe kthyer në një arenë të madhe, përmes të cilës, luftës kundër Serbisë pushtuese, i ke bërë mbrojtjen më të madhe e të padegjuar ndonjëherë më parë në historinë e popullit, Atdheut dhe Kombit tonë!

 

Ajo që Nasim Haradinaj ia ka thënë në sy Prokurorit të Tribunalit botërorë se: “…Kamë vra ushtarë e oficerë serbë sa kam mujtë! Por edhe se nuk kamë mujtë me vra sa kom pas qejf…”, janë rreshta që do të mbeten të shkruara me shkronja ari në historinë e faqeve të lavdishme të popullit shqiptar! Sikur atdhetari, patrioti, ish-i burgosuri politik, luftëtari kombëtar, ushtari e komandnti i UÇK-së Nasim Haradinaj, janë të paktë, i lindin rrallë shekujt! Faleminderit Nasim Haradinaj! Me qëndrimin Tënd, e ke nderuar fisin! Me qëndrimin Tënd, e ke nderuar kryeshefin e politikës kombëtare patriotike ilegale të Dukagjinit, të madhin e të pavdekshmin Smajl Haradinajn në veçanti dhe Haradinajt në përgjithësi! Me qëndrimin Tënd e ke nderuar Lokemadhen, që në atë foton historike me vëllaun Tënd hero kombëtar të pavdekshëm Agron Haradinaj, shihet se si e mbante për faqe, me aq bujari e buzqeshje epike e tipike heroinash shqiptare! Me qëndrimin Tënd e ke nderuar familjen Tënde në përgjithësi dhe Nënën Tënde, traktoristen e famshme dhe punëtoren heroinë të Dukagjinit, që edhe tokat Ajo i lavronte me traktor e i punonte dhe e mbante familjen me bukë e nuk e shtrinte dorën përpara armikut, atëherë kur Baca Smajl dhe ju djemt e Tij, mbaheshit dhe vuanit nëpër burgjet e Serbisë pushtuese!

 

Me qëndrimin Tënd burrëror në Tribunalin ndërkombëtar në Hagë, ke dalur para botës me qëndrim të tillë, që nuk ka njeri në planet, miqtë e armiqtë e Kombit tonë, që nuk e kanë vendosur dorën në ballë dhe të të dëgjonin me kurreshtje, se si shpërthente fuqia Jote e shprehjes në mbrojtje të UÇK-së e të luftës së saj të drejtë kundër ushtrisë e policisë dhe paramilitarëve të Serbisë pushtuese! Lum populli, Atdheu e Kombi shqiptar që të ka djalë! Lum populli, Atdheu e Kombi shqiptar që të ka pasur ushtar e komandant! Lum populli, Atdheu e Kombi shqiptar që ka përfaqësues sikur Ty! Jemi me fat që të kemi të tillë, që e ke thënë para syve të botës, që të dëgjonte e gjithë bota me veshët e saj, se Ti Nasim Haradinaj, ke vrarë sa ke mujtë armiq, ushtarë e polic të Serbisë pushtuese! Për Ty e për aëtë qëndrim Tëndin titanik, duhet të shkruhen vjersha, të shkruhen tregime, të shkruhen artikuj, të shkruhen poema, të shkruhen romane e të bëhen edhe filma artistik! Duhet të të këndohen këngë, shumë këngë e të organizohen koncerte në nderim të qëndrimit Tënd brilant në Hagë! Përgjithmonë historia do të të mbajë në ballin e saj, të nderit e të krenarisë kombëtare! Ismet Sylejmani, Prishtinë, 14 Dhjetor 2023!

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Qeveria ende po fsheh faktet kyçe dhe përgjegjësit për tragjedinë më të madhe që ka përjetuar Koçana

Më 16 mars humbëm 60 jetë të reja. Sot, 21 ditë më vonë, ende jemi …