Ylli Mece

YLLI MEÇE: A DO TË SHKOJË MËKATARI BERISHË NË KISHËN E “SPAK-ut” PËR TU RRËFYER ?! 

Ka shumë muaj radhazi, për të mos thënë që nuk ka vit të mos shtrohet përpara opinionit publik shqiptar por dhe atij të huaj pyetja me dilemën e madhe por dhe tejet enigmatike, se a do të shkojë drejt SPAK -ut për tu hetuar, një ndër figurat politikës shqiptare e cila u rreh si çekan mbas koke gjithë shqiptarëve. Me të vërtetë e ka gjyqësori këtë gjë? Po kaq dekada kanë dhe titujt e gazetave të cilat me germa kapitale e tejet bombastike deklarojnë ..se janë gati po i tringëllijnë prangat, disa të tjerë deklarojnë se po i behet gati burgu madje hamendsitë e shqiptarëve shkojnë deri në atë pikë, sa që po mendojnë atje te burgu do ketë një hyrje të tërë, madje dhe atje le te jete K/ministër apo dhe President i gjithë burgaxhinjëve, apo mos ai do mbyllet në guaskën e vet duke u treguar rrëfenja e përralla nga e kaluara gjithë banditizmit shqiptar?.

 

Por si duket një pjesë e mirë e opinionit publik pse jo dhe analistesh të cilët me hamendësi të tejskajshme si ato te A. Çukos i cili deklaron se kur të vithiset bota e s’do ketë më këmbë njeriu, ashtu dhe ata deklarojnë sa ky qe fundi apo më saktë apokalipsi tragjik i familjes Berisha. Por si duket dhe këta i kanë bërë llogaritë gabim, për arsye sepse nuk lidhin aspak ngjarjet, fenomenet dhe situatat me politiken e shtetit, politikë kjo që themelet e veta i ka te padrejtësitë shoqërore. Nisur nga kjo edhe nëse do ti referoheshim te shkuarës tragjike të viteve 1997-98 atëherë kur gjaku nëpër rrugë dhe nëpër portat e shqiptarëve ishte ende i pa tharë ndodhi që menjëherë politika n/kombëtare dhe ajo e brendshme çuditërisht bënë thirrje për “pajtim kombëtar”, kur ata e dinin fort mirë se ne si popull nuk kishim asgjë me njëri- tjetrin pra ishim të pajtuar. Evropianët si Wranicky, Doris Pack, nga nje anë e Nano nga ana tjetër harruan se pajtimi dhe qetësia e shpirtrave të vrare e sakatuar të shqiptarëve mund të bëhej dhe duhej bërë vetëm atëherë kur shkaktari kryesor te vihej në bankën e te akuzuarve. Po kë të vendosnin më parë Berishën apo vet sistemin?! Edhe kur K/Prokurori i saj kohe Rakipi kërkoi arrestimi e S. Berishës , jo vetëm frikacaket e PS-se por dhe vet Evropa e ndaloi . E ndaloi duke jua u sjellë përsëri si një mallkim shqiptarëve ne te gjitha trojet e tyre. Pra kur ai nuk u arrestua ne 1997, kur nuk u arrestua për “Vrasjet e Bulevardit” dhe manipulimin e provave, kur nuk u arrestua për gjithë mizoritë e tij që s’ka epokë t’ia laje duart e gjakosura, si mundet tani mbas tre dekadash te kujtohen ta ndëshkojnë e sidomos thjeshtë për korrupsion?

 

Fenomeni Berishë është ne fakt një nder elementet me te spikatur te kapitalizmit i cili karakterizohet nga degjenerimi i lartë moral e korrupsioni galopant në të gjithë sfretat e jetës së një vendi. Po a ka fuqi SPAK ta arrestojë ?! As mos e shkoni ndermend te dashur miq madje SPAK mezi e priste që Sala te mos shkonte e të mos paraqitej , sepse me këtë rast ai i lante duart duke jua u lënë në dorë parlamentareve tanë që ata të vendosin. Po cilët do vendosin ata që me shumë se gjysma e tyre janë milionere e që pasuritë e tyre i kane vendosur me rrugë kriminale? A do të mundin dot, duke filluar që nga Rama i cili dhe ai akuzohet sikurse dhe me shumë se gjysma e kabinetit të tij të dënojnë Berishën për korrupsion?! Cili gjykatës avokat prokuror do e bënte këtë gjë, kur dhe ata vet ( me përjashtime shumë të rralla) janë të lyer e zhyer deri ne gryke me paratë e “kompromiseve të banditëve” ?. Sala vet ku ta gjejë këtë rast, që Kuvendi ta japë për ndjekje penale, sepse ai përsëri është i gatshëm që në emër te mos bindjes civile “ te mos bindet dhe organizohet ushtarakisht” duke ri rrëmber tanke e autoblinda ( jo që ku ti gjejë se vendi ynë ka ngele shkret pa asnjë lloj armatimi të tillë!). Një arrestim i S. Berishës do të ishte një vetëvrasje e gjithë kastës së korruptuar te te gjitha partive te cilat kane qenë në pushtet dhe aparatet e tij gjate gjithë këtyre tre dekadave. Jo vetëm gjyqësori që është në hall të madh, por në një hall të tillë, është dhe vet partia në pushtet, paçka se Rama hiqet si luftëtar i Miguel Servantesit hipur mbi kalë që lufton me mullinjtë e erës. Ajo që të bën të qeshësh me të madhe është dhe vet deklarata e Ballës i cili si ministër i brendshëm nuk resht së thëni se ata deputetë që ndezin dhe shkatërrojnë pronën do ndëshkohen rëndë madje ligji e parashikon 3- 5 vite burg.

 

Sigurisht që Balla e ka fjalën për ne fakir fukarenjtë dhe hallexhinjte e deshperuar e te pa pune, nëse ndezin zjarre përqark ”Raishtangut shqiptar” që të ngrohen nga dimri i acarte i ekonomise se tyre, sepse Saliu vrau preu dogji shkatërroi dhe nuk i hyri një gjemb në këmbë dhe nëse do i ngrihej akt akuzë atij personalisht nuk duhej te ish korrupsioni, sepse te gjithë që nga një portier spitali janë të korruptuar, por ai duhet akuzuar për genocid ndaj popullit të tij, për vrasje të organizuar e masive, për nxitje të urrejtjes dhe ndezje te luftës civile me pasoja shumë të rënda kombëtare. Për këto nëse SPAK është i aftë ti hedhe hekurat ….le ta bëjë . Në të kundërt, për korrupsion duhet dënuar jo vetëm Berisha dhe familja vampire e tij sikurse dhe e çiftit Meta, por dhe me shume se 3/4 e parlamentit, me dhjetëra ministra e ish ministra, së bashku me z /vendësit e tyre, të të gjithë periudhës 30 vjeçare, qindra prokurore gjykatës avokate( që te shumtit janë sekserë) shefa policie e deri te k/bashkiake që kanë bërë batërdi me pronat e shqiptarëve. Po ai bën dot të gjitha këto SPAK ?! Sigurisht që jo, sepse nëse do i bënte do të thotë se te ne sundon ligji i popullit, por ja që Republika jonë nuk është më popullore por një republike e bastardeve që flasin në emër të popullit duke i hipur atij në qafë dhe duke i tundur kapistallin.

 

Shtrohet pyetja a do dënohet Sali Baba i 40 hajduteve por me shumë i krimineleve?! ASPAK nuk ka për tiu dënuar! E shumta do bëjnë sikur e kanë seriozisht do tundin prangat sikur të jenë zile në qafën e një keci, do e marrin gjoja nën hetim por dhe me të mirë duke i shkelur një sy,( ndërkohë e gjithë politika do dhjesë gjak nga frika), pa do dalë avokat Genci me qafën si viç Miloti e do na thotë përralla me mbret se klienti i tij( ahhhh… ky lloj avokati qe është bere pale me krimin e shtresave dhe ajkës se lartë, sepse e di mirë që paraja me e madhe gjendet ne duart e tyre), pra klienti i tij, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka ushtruar funksionet ne përputhje me Kushtetutën dhe nëse ka hapur zjarr këtë e ka bere vetë e vetëm “për te ruajtur rendin kushtetues”… dhe se fundi drejtësia do gëzohet se ja e dënuan një kriminel duke e detyruar te bëje një vit pune vullnetare si kamarier….në shtëpinë e tij, ose për shkak të moshës, do i hedhin prangat dhe burgun le ta bëjë me siguri të lartë në shtëpinë e Zenit ! Me këtë rast do gëzojë e gjithë politika shqiptare madje dhe vet n/kombëtaret se e dënuan kryekriminelin shqiptar shumë të kërkuar por asnjë herë të dënuar. Veçse përherë nuk e di pse mua më rreh si çekan fort në kokë idea..: “A do shkojë mëkatari Berishë në “kishën” e SPAK.. për të rrëfyer të gjitha prapësitë e tij ?!…

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …