Përmes një reagimi zyrtar, Serbia e ka kundërshtuar deklaratën e publikuar nga Bashkimi Evropian pas Samitit me vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili u mbajt më 13 dhjetor, në Bruksel. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka shfaqur një qëndrim rezervues ndaj deklaratës së BE-së duke thënë se “Kosova vazhdon të jetë pjesë integrale e Serbisë në pajtim me Rezolutën 1244”. Në dokument shprehet papajtueshmëria e Serbisë për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe në agjencitë e tjera të OKB-së. Brnabiq kur ka përmendur pjesën e tekstit ku flitet për “marrëveshjen për normalizim dhe aneksin e implementimit”, ka thënë se Serbia ka rezervat e saj me këtë dokument, duke thënë se Serbia e konsideron formulimin për zbatimin e marrëveshjes vetëm në kontekst që nuk i referohet ndonjë njohjeje de-facto apo de-jure të Kosovës. Dokumenti i lartpërmendur nuk paraqet një kontratë juridikisht obligative sipas të drejtës ndërkombëtare. Për më tepër, përafrimi me këtë deklaratë nuk ndikon në faktin se Kosova mbetet pjesë integrale e territorit të Republikës së Serbisë nën administrimin ndërkombëtar në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999”, thuhet në tekstin e deklaratës së zonjes, Brnabiq dërguar BE-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …