leoni

Nicolas

Gjyqtari i deritashëm, Nikolas Gyju, e ka braktisur detyrën e tij në krye të Procedurës paraprake të Gjykatës Speciale

Nga Gjykata  Speciale, në Hagë, bëhet e ditur  se gjyqtari i vetëm i deritashëm, Nikolas Gyju, e ka braktisur detyrën  e tij  në krye të Procedurës paraprake të kësaj gjykate. Në komunikatën e  Gjykatës shkruan: Më 5 dhjetor 2023, gjykatësi Nikola Giju, u zgjodh gjykatës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Gjykatësi Gyju ishte  emëruar gjykatës i Gjykatës Speciale më 7 shkurt të vitit 2017 dhe ka kryer funksionin e gjykatësit të procedurës paraprake në çështjet gjyqësore kundër  Hysni Gucatit, Nasim Haradinajt, Salih Mustafës, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit,  Pjetër Shalës, Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit. Ai ishte  caktuar gjithashtu në funksionin e gjykatësit të vetëm në çështjen kundër, Isni Kilajt. Kryetarja e kësaj gjykate  Ekaterina Trendafilova, e cila gjithashtu ka qenë gjykatëse, përpara se të emërohej në postin aktual, përgëzoi gjykatësin Giju dhe theksoi se zgjedhja e tij është pasqyrim i përkushtimit të palëkundur  në fushën e drejtësisë penale ndërkombëtare, që e ka demonstruar tashmë me dedikimin e tij të jashtëzakonshëm si gjykatës i procedurës paraprake ose gjykatës i vetëm në të gjitha çështjet gjyqësore që janë aktualisht para kësaj gjykate, thuhet mes tjerash në komunikatën e Gjykatës Speciale.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …