Kryeministri Kurti, priti në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Xhefri Hovenier, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e shtetit amerikan gjatë gjithë vitit. Sipas komunikatës për medie të qeverisë, Kurti ka biseduar me Hovenierin rreth konvertimit të targave ilegale, rrëmbimin e tre policëve të Kosovës në veri e sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Biseduam për çështjen e procesit të konvertimit të targave, nga i cili deri më tani mbi 4 200 qytetarë serbë të Kosovës kanë përfituar prej lehtësimeve financiare të qeverisë për regjistrimin e veturave me targa RKS. Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Hovenier dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme përgjatë gjithë vitit.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …