Komanda Rajonale e KFOR-it Perëndimor mban këtë javë stërvitjen “Big Rock”, në pjesën perëndimore të vendit

KFOR-i e vlerëson në vazhdimësi situatën e sigurisë në Kosovë, në koordinim të ngushtë me të gjithë faktorët relevantë

Autoritete të KFOR-it kanë ka thënë se janë  duke e vlerësuar në vazhdimësi situatën e sigurisë në Kosovë, në koordinim të ngushtë me të gjithë faktorët e sigurisë. Përmes një postimi në faqen zyrtare, KFOR ka thënë se është i gatshëm dhe plotësisht i përkushtuar për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. Jemi në koordinim të ngushtë me të gjithë homologët dhe jemi duke e vlerësuar në vazhdimësi situatën e sigurisë në Kosovë. #KFOR-i është i gatshëm dhe plotësisht i përkushtuar për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë – në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në postimin e KFOR-it, pas fjalimit vjetor të kryetares, Vjosa Osmani, e cila tha se duke mos vendosur masa ndaj Serbisë, ky shtet vetëm po inkurajohet që të vazhdojë të përdorë dhunë.

Kontrolloni gjithashtu

Rashit Qalaj

Rashit Qalaj: Qytetarët të lodhur nga skenat në kuvend – Kurti po shijon privilegjet e kryeministrit pa marrë përgjegjësi

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar ashpër situatën politike në vend dhe dështimet e …