Politikani, Skënder Hyseni, ka kritikuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për afrim me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Duke ironizuar me qëndrimin e LDK-së në seancën e adresimit të presidentes Osmani në Kuvendin e Kosovës, ai ka thënë se Abdixhiku është dashur të votonte edhe Fondin Sovran të Qeverisë Kurti, të cilin Kuvendi e ka miratuar në orët e vona të së premtes. Ai ka shkruar: Meqë qëndroni në sallë të Kuvendit për të dëgjuar pallavrat e noterës së Albin Kurtit dhe të ashtuquajturës presidente, Lumiri i Rrugës së Re duhej te qëndronte po aty dhe të votonte edhe Fondin Sovran të shefit të tij! Është krejt legjitime të deklarohet se është bashkë me ta në misionin e shkatërrimit të çdo gjeje!”, ka shkruar Hyseni në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …