Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë konsideron se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi, më 17 dhjetor 2023, është një moment i rëndësishëm që ka nevojë për vlerësim nga shqiptarët e Kosovës Lindore. Këshilli i bën thirrje faktorit politik shqiptar që të merr pjesë në zgjedhje, gjersa thekson se politikat diskriminuese shtetërore nga institucionet serbe janë ende të pranishme. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë inkurajon votuesit shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për pjesëmarrje sa më të madhe në këto zgjedhje, me synim ruajtjen e përfaqësimit në Kuvendin e Serbisë, për ndërgjegjësimin e faktorëve vendorë dhe ndërkombëtarë për pozitën e shqiptarëve në Serbi, duke insistuar në realizimin e kërkesave të shqiptarëve dhe avancimin e të drejtave ligjore të njohura ndërkombëtarisht për pakicat.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …