Abelard Tahiri

Abelard Tahiri, ka reaguar pasi në Kuvend, me shumicë votash, është votuar ligji për të ashtuquajturin, Fond Sovran

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pasi në Kuvend me shumicë votash është votuar ligji për Fondin Sovran. Ai procesin e ka quajtur si angazhim kundër rendit kushtetues, meqë përmes Fondit Sovran thotë se cenohen parimet themelore të organizimit ekonomik të Kosovës. Me këtë ligj, mëtohet të krijohet një megastrukturë burokratike që dëmton buxhetin e shtetit, krijon pasiguri juridike dhe mbi të gjitha cenon vlerën kushtetuese të sundimit të ligjit, sepse në organizimin dhe funksionimin e tij, nuk do të zbatoj as ligjin bazik për ndërmarrjet publike, as ligjin e punës, as të prokurimit publik por do të qeveriset sipas tekeve të kuazi ekspertëve të shitur. Sipas Abelard Tahirit, ky ligj, qindra miliona euro koncentron në duart e një grupi të pushtetit, ndërsa mijëra punëtorë të ndërmarrjeve rrezikojnë të mbesin në rrugë, duke i zëvendësuar me militantë partiakë e me familjarë të pushtetarëve. Prandaj, do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese, ku me argumentet juridike do të angazhohemi për ta rrëzuar edhe këtë ligj, që bazën ideologjike e ka në ekonomitë komuniste”, ka nënvizuar, Abelard  Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …