Në 30 vjetorin e rënies, përkujtohen dëshmorët e lirisë, Jah Hoti dhe Shkëlzen Krasniqi

Në 30 vjetorin e rënies, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i ka përkujtuar dëshmorët e lirisë, Jah Hoti dhe Shkëlzen Krasniqi. Ai ndër të tjera ka thënë: Do të mbeten përjetësisht në kujtesën e brezave, dy veprimtarët e përkushtuar, të cilët me bindje e guxim i shërbyen luftës për çlirimin e atdheut të robëruar. Në një mision të vështirë e të rëndësishëm, në dhjetorin e vitit 1993, Shkelzen Krasniqi dhe Jah Hoti, si dy nga nismëtarët themeltarë, i dhanë vulë edhe me jetët e tyre veprimtarisë së organizuar të njësitit gueril me karakter çlirimtar në zonën e Rahovecit. Shkëlzeni dhe Jaha dëshmuan se liria fitohet, duke çarë shtigje të vështira në bjeshkët e ashpra e të acarta të Pashtrikut, nga bijtë zemëzjarr e luftëtarët misionarë e nga flijimet e shokëve më të mirë. Nderime dhe lavdi përjetësisht kujtimit dhe veprës atdhetare të tyre! Ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 1 person, monument dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …