Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Finlandën për probleme pasi kjo mbylli tërësisht kufijtë me Rusinë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar Finlandën për probleme pasi kjo mbylli tërësisht kufijtë me Rusinë. Ai ka thënë se do ta riaktivizojë distriktin ushtarak Leningrad, hap administrativ që mund të rezultojë me rritje të numrit të ushtarëve në rajonet lindore me Finlandën. “A kemi pasur ndonjë kontest me ta? Të gjitha kontestet, përfshirë ato territoriale, prej mesit të shekullit 20, janë zgjidhur. Nuk kemi probleme këtu. Tani do të ketë, sepse do të krijohet distrikti ushtarak Leningrad, dhe do të koncentrohen disa njësite ushtarake atje” ka paralajmëruar presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, njofton Radio Evropa e Lirë. Javëve të fundit, Finlanda i ka mbyllur tërësisht kufijtë me Rusinë, për shkak të rritjes së numrit të migrantëve, kryesisht prej Lindjes së Mesme, me kërkesa për azil. “Ne kemi dëshmi që tregojnë se për dallim nga e kaluara, autoritetet kufitare ruse, jo vetëm që po i lejojnë njerëzit pa dokumente që të nisen drejt kufirit finlandez, por edhe janë duke iu ndihmuar vazhdimisht me qëllim të destabilizimit të Finlandës” është cituar të ketë thënë ministrja e Jashtme finlandeze, Elina Valtonen.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …