Mbase është paradoksale, mbase mund të jetë edhe një koincidencë, por është fakt se gjashtë shtete të Ballkanit dikur pjesë e Jugosllavisë, ku ka popullatë me besim islam ende nuk janë pranuar në BE. Në këtë mes Serbia ka edhe probleme të tjera me BE-në, sepse ajo nuk dëshiron të shkëputet nga Rusia, por qëndron edhe fakti se në këtë shtet jetojnë qindra mijëra myslimanë të Sanxhakut e Peshterrit por edhe shqiptarë me besim islam të Kosovës Lindore. Në të njëjtën pozitë është edhe Mali i Zi, i cili po ashtu ka popullatë myslimane boshnjake, sanxhakase dhe shqiptare. Ndërsa Bosnja, Maqedonia, Shqipëria e Kosova konsiderohen shtete me gjysmën apo me popullsi dërrmuese të besimit islam. Është shumë i qëndrueshëm fakti se asnjë shtet i Ballkanit, qoftë me popullsi dërrmuese islame si Bosnja, Kosova Shqipëria, Maqedonia, qoftë me popullsi jo të konsiderueshme si Serbia e Mali i Zi nuk janë anëtarësuar në Be as 18 vjet pas luftës dhe shpërbërjes definitive të ish-Jugosllavisë. 1o milionë ballkanas, me besim islam, nuk janë pjesë e BE-së edhe pse Evropa në mesin e vetë ka hiq më pak se 50 milionë myslimanë nga shtete të ndryshme të Afrikës e Azisë e vendeve të tjera të botës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …